Mire se vini ne Plazhi web

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mire se vini ne Plazhi web

Plazhi Online 24 ore


    mjekesia dhe shendeti

    avatar
    CoBrA


    Numri i postimeve : 3
    Join date : 16/04/2010

    mjekesia dhe shendeti Empty mjekesia dhe shendeti

    Mesazh  CoBrA Sat Apr 24, 2010 8:19 am

    i te ruajme shendetin? 10 keshilla te nevojshme qe duhet te ndiqni.

    1.Luleshtrydhet jane nje ushqim i pasur me vitamine K, e cila i ben kockat
    tuaja te forta.
    2. Shumekush nga ne, merr sasine e dyfishte te kripes qe na nevojitet.
    Jeni lodhur nga dietat per te rene nga pesha dhe per te mbajtur trupin ne
    forme?!!! Ndaloni duhanin e bashke me te edhe gjimnastiken. Ja disa keshilla
    te eksperteve te shendetit nga e gjitha bota, se si te shmangim problemet
    shendetesore.

    1. Nese doni te shmagni varicet venoze, beni kontrolle mjekesore…
    Shume gra, mbi moshen 30 vjec vuajne nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por
    vetem duke mbajtur sistemin digjestiv ne levizje, mund te gjeni celesin e
    shmangies se ketij problemi. Specialisti American i venave, Dr. Luis Navarro
    keshillon: Grate mund te parandalojne shfaqjen e varikozes duke zgjedhur
    ushqime te pasura me produkte te bimeve me kercell, (fibra) gruri, orizi,
    etj, te cilat ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme
    si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e
    poshtme. Evitoni dhe qendrimin ulur me kembet kryqezuar.

    2. Nese doni te shmangni problemet me syte, kontrollojini here pas here…
    Duhet te beni nje vizite te syve cdo 2 vjet, nese nuk deshironi te vini syze
    apo lente kontakti,- keshillon Victoria Ellen nga Kolegji i Optometrise. Nuk
    duhet te kujtohemi per kontrollin e tyre vetem ne ato raste kur pesojme
    aksident apo kur kemi pamje te turbulluar. Optometristet ngulmojne ne
    gjendjen shendetesore te njeriut duke filluar qe nga shqetesime te tilla si
    diabeti, presioni i larte i gjakut, skleroza, si dhe tumoret ne tru.

    3. Nese doni te rrisni imunitetin e organizmit, beni gjume te rehatshem…
    Shume nga ne nuk bejne gjume te qete ose flene pak. Profesori amerikan Joan
    Shaver thote: “gjumi i pamjaftueshem ndikon ne funksionet fizike, gjendjen
    shpirterore dhe perqendrimin. Dobeson sistemin imunitar, fillon dhimbja e
    kokes dhe mund te coje edhe ne depresion”. Njerezit me semundjen e
    pagjumesise nuk qendrojne dot ne stabilitet social, sapo nisin nje pune, nuk
    e perballojne dot dhe detyrohen ta lene.

    4. Nese doni te jeni energjik gjate gjithe dites, filloni me “fibra” qe ne
    mengjes…
    Shume nga ushqimet e vecanta ndikojne ne mireqenien tone, por specialistja e
    dietave, Annie Jefferson, tregon se nje ndryshim i vecante qe rrit nivelin e
    energjive ndodh kur njeriu ha per mengjes nje ushqim te pasur me fibra.
    Eshte provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka nje efekt pozitiv ne
    funksionimin e organeve. Ju mban ne forme per nje kohe te gjate dhe
    gjithashtu nuk ndikon ne shtim te peshes.

    5. Nese doni te shmangni osteoporozen, merrni vitamine K…
    Osteoporoza shfaqet ne nje ne cdo tre gra te moshes mbi 50 vjec ne Britani
    dhe faktoret qe e shkaktojne jane menopauza e hershme, anoreksia si dhe
    perdorimi per nje kohe te gjate i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga
    Shoqata Nderkombetare e Osteoporozes, rekomandon ngrenien e luleshtrydheve
    gjate sezonit te tyre te prodhimit
    Keto jane produkte te pasura me vitamina K qe eshte indentifikuar si nje
    trajtues i efektshem i osteoporozes. Kerkimet kane treguar se vitamina K.
    kontribuon ne eliminimin e problemeve te kockave.

    6. Nese ju doni te dobesoheni dhe te rrini te dobet…
    Sipas ekspertit nutrionist australian ,Kelly Hogan, bajamet, lajthite, arrat
    rrallehere shkaktojne probleme ne shtimin ne peshe. Keta ushqyes permbajne
    lende, kalori e vitamina, aq sa per te shuajtur urine per 2 ore, ndersa po
    te jene te nje kualiteti te keq shuajne urine vetem per 30 minuta. Por jo
    vetem kaq. Ato permbajne fitokimikate,
    ( perberje antioksidante, antibakteriale dhe anti- inflamatore) te cilat
    reduktojne rrezikun e kancerit ne shume organe te brendshme dhe gjithashtu
    luftojne artritin. Vetem perpiquni qe te mos jene te perpunuara me shume
    kripera.

    7. Nese doni te mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik…
    Nese nuk keni nje nivel normal te acidit folik ne dieten tuaj, jeni te
    rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencetari amerikan Judi Adams.
    “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon
    nivelin e homokisteines, nje aminoacid qe lufton semundjet e zemres dhe e
    forcon ate.Agrumet, jane nje ushqim po aq i dobishem sa dhe buka apo
    brumerat.

    8. Nese doni te shmangni semundjet e zemres…
    Eksperti amerikan i dhembeve, Dr. Kenneth Bueltmann, thote se femrat qe
    bejne “floos” ne dhembet e tyre me shume se dy here ne dite, kane nje
    buzeqeshje te bukur por “floosing” shkaterron bakteret e dhembeve te cilat
    shkaktojne semundje kronike. Nje infeksion i gojes, nenkupton bakterin i
    cili futet ne gjak, kontribuon jashtezakonisht ne semundjet e zemres,
    diabetin dhe ne rruget respiratore. Nje rrezik perben edhe kur je shtatzane.
    Nese eksizton dhe nje semundje tjeter kronike, femija juaj mund te linde
    parakohe.

    9. Kujdesuni qe presioni i gjakut te jete ne nivel normal…
    Nga presioni i larte i gjakut vuajne nje ne cdo tre te rinj ne Britani si
    dhe shume gra te moshes 35 deri 55 vjece. Dona Roberts, menaxhere ne
    fushatat per Shoqaten e Presionit te gjakut, kujton: “te shihen me kujdes
    etiketat e ushqimeve, per sasine e “fshehur” te kripes, sepse kjo eshte
    rruga kryesore nga e merrni, nepermjet ushqimeve. Per shembull, nje pjese e
    holle e nje pice mesatare, permban 20% te kripes qe rekomandohet te marre ne
    dite nje njeri. Shume nga ne marrin ne dite dyfish - sasi te kripes, shume
    me teper sesa ka nevoje organizmi”. Reduktimi i kripes eshte nje nga
    faktoret me te rendesishem ne uljen e presionit te gjakut.

    10. Nese doni te mos keni dhimbje koke, perdorni peshkun…
    Japonezet kane nje shkalle te ulet te depresionit sepse ata perdorin ne
    gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thote se ne akoma nuk
    arrijme te perceptojme mesazhin kur flitet per kete acid yndyror. Britaniket
    nuk para e perdorin peshkun, vetem 11 % e tyre mund te marrin nje here ne
    jave. Ndaj nuk eshte per t’️u habitur kur shohim se njerezit jane gjithnje te
    tensionuar. Nese nuk jeni nje ngreness i peshkut, mund te provoni me veze te
    freketa pule, te cilat jane shume te perdorshme edhe si diete.







    Mjekesi dhe Shkence Demet nga Pijet Alkoholike; Operacion me Reze Lazer

    Nje studim i ri tregon se 50 perqind e konsumatoreve te pijeve alkoholike ne Shtetet
    e Bashkuara jane te te rinj nen moshen e lejuar dhe te rritur qe pijne tej mase.
    Sipas standarteve te departamentit te shendetesise, me shume se dy gota ne dite per
    burrat dhe me shume se 1 gote ne dite per grate nje cilesohen si pirje tej mase.
    Profesorja Susan Foster qe kryesoi studimin prane universitetit Columbia thote se te
    rinjte nen moshen e lejuar konsumojne thuajse 20 perqind te pijeve alkoholike ne
    Shtetet e Bashkuara, ndersa te rriturit qe pijne tej mase kosumojne 30 perqind te
    ketyre pijeve. Studimi arriti ne perfundimin se ata qe perdorn pije alkoholike tej
    mase shpenzojne rreth 57 miliarde dollare ne vit. Kjo eshte sa gjysma e shumes se
    pergjitheshme qe amerikanet shpenzojne per pije alkoholike gjate nje viti.
    Perdorimi i tepruar i alkoholit i kushton shoqerise rreth 180 miliarde dollare, ketu
    perfshihen aksidentet, problemet shendetsore, cenimi i rendit dhe ligjit, ulja e
    prodhimit e te tjera
    Studime te tjera kane treguar se problemi i te pirit fillon qe ne moshe te re, dhe
    kjo nxjerr edhe nje here ne pah rolin edukues qe duhet te luajne prinderit dhe
    institucionet arsimore e mbare shoqeria per te shmangur te rinjte nga perdorimi i
    pijeve alkoholike.

    OPERACION ME REZE LAZER
    Per shume vite Colleen Allen perdorte lente kontakti per te syte. Para disa vjetesh
    ajo vendosi te mos i perdrte me ato dhe iu nenshtrua nje operacioni me reze lazer.
    Jeta ime ndryshoi, thote ajo.
    Klinika LCA Vision, Lasik Plus eshte nga te parat qe filloi t’️u ofronte pacienteve
    operacione me reze lazer. Drejtori Stephen Joffe thote se kjo klinike ofron sherbime
    si per cdolloj eproblemi te syve. Firma Lasic Plus ka mbi 30 dege te shperndara ne
    Kanada e Evrope. Mjeku Vincent Marino thote se te mirat e operacionit te syve me
    reze lazer mund te ndjehen nga pacienti menjehere pas operacionit. E gjithe
    procedura zgjat vetem pak minuta dhe te nesermen pacienti mund te shkoje ne pune ose te kthehet ne jeten normale pa asnje problem Surprised

      Ora është Sat Apr 27, 2024 8:19 pm